Dortmund identifikojnë zëvendësuesin për Haaland
Borussia Dortmund kanë filluar të kërkojnë zëvendësuesin për Erling Haaland, pasi ky i fundit pritet të largohet nga skuadra gjatë verës.
Sport
Skuadra e Dortmund do ta humbin Erling Haaland gjatë verës, pas interesimit të jashtëzakonshëm nga skuadrat e mëdha evropiane.
Gjermanët kanë filluar tashmë punët që të gjejnë zëvendësuesin e Haaland. Për këtë gjë ka folur edhe shefi ekzekutiv i Dortmund, Watzke.
“Kur Haaland të largohet, ne do të gjejmë përsëri një talent që rritet në një super-yll”, ka thënë Watzke, transmeton lajmi.net.
Mediat kanë insistuar se Karim Adeyemi është identifikuar nga Dortmund, por shefi ekzekutiv nuk komentoi shumë për këtë.
Haaland është mes Manchester City dhe Real Madrid, por në garë për të janë edhe Barcelona. /Lajmi.net/