Rudiger afër transferimit te Juventusi
Mbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger është afër kalimit te Juventusi.
Sport
Antonio Rudiger i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe pritet të largohet nga ‘Stamford Bridge’ këtë verë.
Ai ka oferta nga disa klube, por sipas raporteve të fundit lojtari do transferohet drejt Juventusit.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Rudiger ka arritur marrëveshje katër vjeçare me gjigantin italian Juventusin, përcjell lajmi.net.
Antonio Rudiger në 190 paraqitje me Chelsea ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime./Lajmi.net/