Tre të lënduar pas një përleshjeje në Komoran, dyshohet se dy u therën me thikë

Një përleshje ka ndodhur sot në Komoran, ku tre persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se…

Lajme

06/07/2026 22:42

Një përleshje ka ndodhur sot në Komoran, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, dy nga ta dyshohet se janë lënduar me një mjet të mprehtë”, ka deklaruar Pllana.

Ai bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Lajmi.net/