Xavi: Dua të përgëzoj lojtarët sepse ata e dinin si dhe kur të sulmonin

Pas arritjes në çerekfinale të Europa Ligës, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez përgëzoi ekipin e tij.

Sport

17/03/2022 21:19

Barcelona arriti të mposht me rezultat minimal 2:1 ekipin e Galatasaray duke kaluar kështu në çerekfinale të Europa Ligës.

I kënaqur me lojën e ekipit të tij ishte trajneri i Barçës, Xavi i cili tha se i përgëzon lojtarët pasi e dinin mirë si dhe kur të sulmonin.

“Dua të përgëzoj lojtarët sepse ata e dinin si dhe kur të sulmonin”, ishin fjalët e spanjollit pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Barcelona nesër do të kuptojë kundërshtarin e tyre për çerekfinalen e Europa Ligë./Lajmi.net/