Juventus në ‘sulm’ për Nkunkun
Juventus është i interesuar për shërbimet e yllit të RB Leipzigut, Christopher Nkunku.
Sport
24-vjeçari ka impresionuar këtë edicion në Bundesliga, duke kontribuar me 26 gola dhe dhuruar 15 asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.
Shkak i kësaj forme të lartë, Nkunku edhe ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja e Francës, për dy ndeshjet e këtij muaji.
Siç raportohet nga “Ignazio Genuardi”, Juventus do shikojë mundësinë që verën e ardhshme të përforcojë skuadrën me Nkunkun.
Sidoqoftë, problemi i vetëm për Nkunkun do të jetë çmimi i lartë që e vlerëson klubi gjerman, ngase nuk do e lejojë të largohet nën vlerën 60 milionë euro.
Në të kaluarën është raportuar se edhe Manchester United është duke vëzhguar francezin./Lajmi.net/