Witsel bën heroin – Dortmund triumfon ndaj Mainz 05

Borussia Dortmund ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Mainz 05.

Sport

16/03/2022 20:28

“Verdhëzinjtë” arritën të fitojnë me rezultat të ngushtë 0:1, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar me dy skuadrat që provuan të gjenin golin nga minuta e parë, por që assesi nuk ia dolën deri në fund.

Golin e vetëm në këtë takim, e realizoi mesfushori Alex Witsel, duke shënuar nga afërsia pas një harkimi të mrekullueshëm të Reyna (85′).

Falë këtij goli, Dortmund merr pikët e plota dhe mbledhë 56 pikë duke iu afruar vetëm në katër pikë distancë liderit, Bayern Munich. Ndërsa, Mainz zë pozitën e 10-të me 34 pikë./Lajmi.net/