Barcelonës i ofrohet Neymar nga PSG
Barcelonës thuhet se i është ofruar mundësia për të blerë sulmuesin Neymar nga Paris Saint-Germain.
Sport
Ka qenë një javë e trazuar për PSG-në pas eliminimit nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.
PSG ishte në epërsi të dyfishtë, por në fund “Los Blancos” bënë përmbysjen për t’u kualifikuar tutje dhe pas kësaj ndeshje, raportohet për mosmarrëveshje të skuadra franceze.
Një numër lojtarësh janë kritikuar, me tifozët që fishkëllejnë yjet si Lionel Messi dhe Neymar.
Neymar ka qenë ndër më të kritikuarit, pasi thuhet se ka reaguar keq pas humbjes dhe sipas raportit të fundit nga “Footmercato”, PSG po kërkon largimin e brazilianit.
Thuhet se gjigantët e Ligue 1 i kanë ofruar Neymar një sërë klubesh përpara kësaj vere, dhe kjo përfshin ish-klubin e lojtarit, Barcelonën.
30-vjeçari është ende nën kontratë deri në vitin 2025, por duket se PSG mund të dëshirojë një rindërtim.
Barcelona nuk ka gjasa të bëjë një lëvizje duke pasur parasysh sfidat ekonomike për kthimin e Neymar në “Camp Nou”./Lajmi.net/