Dortmund fitore minimale ndaj Arminia Bielefeld – Haaland aktivizohet nga stoli
Borussia Dortmund ka marrë tri pikë ndaj Arminia Bielefeld.
Sport
Skuadra e Borussia Dortmund ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Borussia Dortmund, shkruan lajmi.net.
Gjithçka për fatin e këtij takimi u vendos në minutën e 21’, kur Wolf shënoi për 1:0, i asistuar nga Thorgan Hazard.
Në minutën e 63’ të ndeshjes në fushë zbriti edhe Erling Haaland, por norvegjezi nuk gjeti dot golin.
Me tri pikët e fituara sot, Dortmund shkon në kuotën e 53 pikëve në pozitën e dytë të Bundesliga, me 7 pikë dhe një ndeshje më pak sesa Bayern që janë liderët.
Arminia Bielefeld mbetet në pozitën e 15-të, me vetëm 25 pikë, akoma në rrezik për rënie nga liga. /Lajmi.net/