Pothuajse e kryer – Haaland shumë afër të quhet lojtar i Man Cityt
Manchester City ka përparuar në negociata për të transferuar yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Sport
Norvegjezi në verën e ardhshme pritet të largohet nga Dortmund, ku edhe do t’i aktivizohet klauzola e lirimit në vlerë prej 75 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Man City, Real Madrid dhe Barcelona ishin në garë për Haaland, por duket se destinacioni i radhës për lojtarin do të jetë “Etihad Stadium”.
“Daily Mail” raporton se Man City është shumë pranë që të finalizojë marrëveshjen me Haaland, derisa Real Madrid është duke vazhduar të luftojë.
Oferta financiare më e larta është nga skuadra angleze, ndërsa ditët e ardhshme do jenë vendimtare për të ardhmen e Haaland./Lajmi.net