Azpilicueta tashmë ka rinovuar me Chelsean
Chelsea thuhet se tashmë ka qenë në gjendje të parandalojë largimin e kapitenit Cesar Azpilicueta nga “Stamford Bridge” si një transferim i lirë këtë verë.
Sport
Gjatë gjithë kësaj fushate, e ardhmja e legjendës së klubit ka qenë një temë e nxehtë debati, veçanërisht kohët e fundit, transmeton lajmi.net.
Perceptimi ka qenë se Azpilicueta aktualisht ka nën kontratë katër muaj të mbetur, një skenar që ka ndikuar që të kërkohet me ngulm nga Barcelona.
Megjithatë, sipas ‘AS’, mbrojtësit tashmë i janë shtuar 12 muaj në marrëveshjen pasi ka luajtur një sasi të caktuar ndeshjesh këtë sezon.
Raporti pretendon se Azpilicueta kishte nevojë të luante 30 ndeshje për të nxitur një rinovim automatik dhe ky opsion u aktivizua në dukje kur u paraqit në finalen e Kupës së Botës për klube më 12 shkurt.
Si rezultat i sanksioneve të vendosura nga qeveria të enjten, Chelsea nuk është më në gjendje të negociojë kontrata të reja, gjë që do të thoshte se Azpilicueta do të duhej të largohej, por tani situata është më ndryshe.
Marrëveshjet e Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger gjithashtu do të skadojnë më 30 qershor./Lajmi.net