Komuna e Prishtinës ndan kontratë 20 mijë euro për angazhimin e një konsultenti të projekteve

Komuna e Prishtinës ka dhënë një kontratë për angazhimin e një konsultenti për menaxhimin e projekteve, me vlerë të parashikuar prej 20 mijë eurosh. Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, të publikuar në platformën elektronike të prokurimit publik, kontrata ka të bëjë me “Shërbime për angazhimin e 1 konsultenti për menaxhim të projekteve për nevojat…

Lajme

07/07/2026 11:14

Komuna e Prishtinës ka dhënë një kontratë për angazhimin e një konsultenti për menaxhimin e projekteve, me vlerë të parashikuar prej 20 mijë eurosh.

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, të publikuar në platformën elektronike të prokurimit publik, kontrata ka të bëjë me “Shërbime për angazhimin e 1 konsultenti për menaxhim të projekteve për nevojat e Komunës së Prishtinës për një periudhë kohore 1-vjeçare”.

Dokumenti tregon se autoritet kontraktues është Kuvendi i Komunës së Prishtinës, ndërsa procedura është zhvilluar përmes procedurës së hapur të prokurimit publik.

Vlera e parashikuar e kontratës është 20 mijë euro, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave ka qenë deri më 1 qershor 2026.

Njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar më 7 korrik 2026, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e prokurimit, konsultenti do të angazhohet për një periudhë njëvjeçare për nevojat e menaxhimit të projekteve të Komunës së Prishtinës. /Lajmi.net/