Policia parandalon gara ilegale të shpejtësisë në Gjakovë, dy shoferë gjobiten me nga 500 euro

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Policisë së Kosovës në Gjakovë ka parandaluar gara ilegale të shpejtësisë me automjete, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë në komunikacion. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren janë identifikuar dhe ndaluar dy drejtues automjetesh, ndaj të cilëve janë shqiptuar masa ndëshkuese në përputhje…

Lajme

07/07/2026 11:20

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Policisë së Kosovës në Gjakovë ka parandaluar gara ilegale të shpejtësisë me automjete, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren janë identifikuar dhe ndaluar dy drejtues automjetesh, ndaj të cilëve janë shqiptuar masa ndëshkuese në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Ata janë gjobitur me nga 500 euro, u janë shqiptuar pesë pikë negative, si dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e heqjes së patentë-shoferit për 12 muaj.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Policisë në Gjakovë, në kuadër të planifikimeve të vazhdueshme për ngritjen e sigurisë në komunikacion, ka arritur të parandalojë garat e shpejtësisë me automjete në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë, duke raportuar veprimtaritë e kundërligjshme dhe duke shmangur sjelljet e rrezikshme në trafik.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet dhe masat e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. /Lajmi.net/