Haaland i hapur për kalimin te Barcelona, por ka një kusht të veçantë

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është i hapur që të nënshkruajë për Barcelonën gjatë verës, por ka vendosur një kusht.

Sport

10/03/2022 14:38

Sipas “Le 10 Sport”, Haaland ka kërkuar nga katalunasit një kontratë afatshkurtër, në rast që vendos t’iu bashkohet në verë, transmeton lajmi.net.

Klubi katalunas është në situatë të vështirë financiare, por do bëjnë çmos për ta bindur Haalandin të transferohet në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, oferta e Barcelonës nuk krahasohet me ato të Manchester Cityt ose Real Madridit, që janë me vlera të larta financiare, sidomos ajo e klubit anglez.

Mirëpo, në rast që Haaland vendos t’i bashkohet Barcelonës, do t’iu kërkojë kontratë afatshkurtër për dy apo tre vite.

Kështu, kur t’i afrohet koha e skadimit, Haaland do përfitojë kontratë me vlerë shumë të lartë ekonomike ashtu siç shpreson./Lajmi.net/