S’ka gola në “Etihad” – Man City kualifikohet në çerekfinale
Manchester City ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Sporting.
Sport
Edhe pse ndeshja e dytë përfundoi pa gola, Man City u kualifikua falë ndeshjes së parë që e kishte fituar me rezultat 0:5, shkruan lajmi.net.
Man City dominoi në çdo aspekt edhe në ndeshjen kthyese të zhvilluara në “Etihad”, por që assesi nuk i finalizuan rastet.
Gabriel Jesus realizoi dy minuta pasi nisi pjesa e dytë, por që pas rishikimit të VAR-it, doli që ishte në pozitë jashtë loje.
Ndërkohë, edhe Sporting gjithashtu rrezikoi disa herë, mirëpo nuk i finalizuan rastet e mira.
Kësisoj, Man City kualifikohet në çerekfinale dhe kundërshtarin do e mësojë me 18 mars./Lajmi.net/