Klopp: Arritëm objektivin, mirë që nuk përballemi çdo javë me Interin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është deklaruar pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

08/03/2022 23:41

“Reds” kaluan në çerekfinale duke eliminuar Interin me rezultat të përgjithshëm 2:1, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Klopp lavdëroi Interin për paraqitjen e mirë.

“Vështirësitë që patëm ishin shumë afër asaj që prisnim. Interi është një skuadër vërtet e mirë. Ata janë krijuar për këto ndeshje. Ne kishim shumë raste të cilat nuk i shfrytëzuam, ata nuk patën shumë por shënuan”.

“Për të dy ndeshjet, mendoj se është e drejtë. Ne fituam një dhe ata fituan një. Ishte një lojë shumë interesante, por në fund ne humbëm që nuk është mirë, por ne e respektojmë Interin – ata na shkaktuan shumë probleme”.

Tutje, tekniku gjerman theksoi se objektivi është arritur me kualifikimin për fazën tjetër.

“Kemi kaluar dhe ky është objektivi kryesor”.

“Ndonjëherë përballesh me skuadra si Leeds, ku përballesh me një skuadër që shënon njeriun. Duhet të lëvizësh shumë, gjë që e bëmë, por ndoshta nuk e bëmë mjaftueshëm zgjuar – dhe humbëm shumë topa të thjeshtë. Ishte e ndërlikuar – në fund është mirë që nuk përballemi me Interin çdo javë”, nënvizoi Klopp.

Ndërkohë, kundërshtarin e radhës, Liverpool do e mësojë me 18 mars./Lajmi.net/