Gjilani merr tri pikë të rëndësishme ndaj Ulpianës – hap i rëndësishëm në garë për titull
Ekipi i Gjilanit ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen e xhiros së 23-të ndaj Ulpianës.

Sport
Ndeshja ndërmjet Gjilani dhe Ulpianës përfundoi me fitoren e ekipit vendas, me rezultatin 2:0.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat të barabartë edhe përkundër që kishte disa raste nga skuadrat por nuk u konkretizuan.
Pjesa e dytë filloi më mirë për Gjilanin, ku në minutën e 54` të ndeshjes zhbllokoi ndeshjen Gerhard Progni.
Të dy ekipet po krijonin rastet e tyre por më efikas u treguan për here të dytë vendasit, pasi në minutën e 75′ e dyfishuan epërsinë këtë herë me Shend Kelmendin.
Pas kësaj fitore Gjilani e zë pozitën e dytë me 46 pikë, ndërsa Ulpiana thellohet edhe më tej në vendin e parafundit në tabelë me 22 pikë. /Lajmi.net/