Gjigantët evropianë në ‘sulm’ për sensacionin e Leipzigut

Manchester United, Juventus, Paris Saint Germain dhe së fundmi Bayern Munich janë vënë pas sulmuesit të RB Leipzig, Christopher Nkunku.

Sport

05/03/2022 18:57

Nkunku nuk po ndalet në Bundesligë me Leipzigun, ku ka shënuar 25 gola dhe 13 asistime në 36 ndeshje.

Sulmuesi po kërkohet mjaftë shumë pas formës fenomenale që po kalon dhe pritet të largohet nga skuadra gjermane gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Man United, Juventus, PSG dhe Bayern Munich janë duke vëzhguar nga afër këtë situatë, por për ta bindur Leipzigun që ta lirojë do duhet të paguajnë një vlerë të lartë.

Klubi i madh gjerman raportohet që kërkon plotë 75 milionë euro./Lajmi.net/