Probleme për Man Cityn dhe Portugalinë, Dias mungon katër deri në gjashtë javë
Qendërmbrojtësi i Manchester City, Ruben Dias do të mungojë katër deri në gjashtë javë, për shkak të lëndimit.
Sport
Ishte trajneri Pep Guardiola që konfirmoi lëndimin muskulor të portugezit, në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Man United, transmeton lajmi.net.
“Është një lëndim muskulor. Ai do të mungojë katër deri në gjashtë javë”, ishte deklarata e Guardiola .
Mungesa e Dias për “Qytetarët” do jetë një problem i madh, pasi është një lojtar startues nën drejtimit e teknikut spanjoll.
Qendërmbrojtësi nuk do jetë as me skuadrën e Portugalisë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022, transmeton lajmi.net.
Dias ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy herë dhe dhuruar katër asistime në total./Lajmi.net/