Cavani rikthehet për derbin ndaj Manchester City

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani pritet të jetë i gatshëm për derbin lokal kundër Manchester City.

Sport

04/03/2022 15:22

Manchester United këtë të diele do zhvillojnë sfidën e vështirë ndaj “Qytetarëve” në “Etihad Stadium”.

Përpara ndeshjes ndaj Cityt, trajneri i përkohshëm i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick, tha se Cavani do jetë bashkë me skuadrën për këtë takim.

“Është rikthyer në stërvitje, sot ishte stërvitja e dytë me skuadrën. Ai duket mirë që të përfshihet për të dielën, por ka ende disa pikëpyetje për disa lojtarët. Duket mirë për Edinsonin”, deklaroi ai.

Për uruguaianin do jetë pjesëmarrja e parë në derbin e Mançesterit që nga transferimi te United në vitin 2020.

Ndeshja në mes Manchester City dhe Manchester United zhvillohet të dielën në orën 17:30./Lajmi.net/