Koke pritet të jetë i gatshëm ndaj Real Betisit
Kapiteni i Atletico Madridit, Koke u stërvit me bashkëlojtarët përpara ndeshjes ndaj Real Betisit.
Sport
Rikthimi i Koke në stërvitjen e sotme me pjesën tjetër të skuadrës, është një lajm pozitiv për trajneri e Atletico Madridit, Diego Simeone.
Për shkak të një lëndimi të pësuar, spanjolli kishte munguar në ndeshjet ndaj Manchester United dhe Celta Vigo, por pritet të zhvillojë minuta kundër Real Betisit, transmeton lajmi.net.
Simeone vazhdon të ketë probleme me lëndimet pasi nuk do ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës lojtarët si Daniel Wass, Matheus Cuhna, Geoffrey Kondogbia dhe Mario Hermoso, ndërsa Stefan Savic mungon për shkak të kartonëve.
Ndeshja në mes Real Betis dhe Atletico Madrid zhvillohet të dielën në orën 21:00./Lajmi.net/