Klopp: Nuk e kam në plan të largojë Gomezin nga skuadra
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ulur poshtë zërat për largimin e qendërmbrojtësit, Joe Gomez.

Sport
Aston Villa ishte skuadra që e donte anglezin, por tekniku gjerman mohoi largimin e lojtarit nga “Anfield”, jo se paku në verën e ardhshme.
Gomez ishte pjesë në formacioni startues të Klopp në vitet e fundit, por për shkak të një lëndimi afatgjatë dhe formës së mirë të Virgil van Dijk, Joel Matip dhe Ibrahima Konate, nuk po zhvillon minuta mjaftueshëm këtë edicion.
Sidoqoftë, Klopp ka bërë të ditur se nuk planifikon ta largojë Gomez nga skuadra.
“Joe, nuk duhet të dyshojmë në aftësitë e tij. Nuk e kam në plan të largojë nga skuadra”, deklaroi ai, përcjell lajmi.net.
Gomez ishte një lojtar kyç për Liverpool në sezonin 2019-20 dhe ka bërë 129 paraqitje në total për “Reds'”./Lajmi.net/