N’Golo Kante i lumtur te Chelsea

Mesfushori francez, N’Golo Kante u shpreh i lumtur te Chelsea.

Sport

03/03/2022 23:30

Pas spekulimeve se Kante mund të largohet nga ‘Stamford Bridge’ , lojtari tha se është i lumtur te Chelsea.

“Që kur kam ardhur këtu, kam kaluar sezone të mrekullueshme me ekipin, trajnerët dhe tifozët”, tha N’Golo Kante, përcjell lajmi.net.

Lidhur me të ardhmen e tij ai tha se dëshiron të fitojë, pasi kjo është e ardhmja sipas tij.

“Shpresoj të vazhdojmë kështu, të marrim fitore dhe kjo është mënyra se si e shoh të ardhmen unë”, vazhdoi ai.

Kante është njëri nga mesfushorët kyç te ekipi i Chelsea dhe pritet të vazhdojë të jetë edhe më tej pjesë e ekipit të Thomas Tuchel. /Lajmi.net/