Klopp i hapur për qëndrimin te Liverpool

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp raportohet se nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjatjes së qëndrimit në “Anfield”, me marrëveshjen aktuale që skadon në vitin 2024.

Sport

03/03/2022 10:39

Trajneri gjerman ka shijuar një periudhë të suksesshme në Merseyside, duke fituar pesë trofe gjatë kohës me “Reds” deri më tani, duke përfshirë udhëheqjen e Liverpoolit drejt titullit të parë në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Klopp arriti në çerekfinale të Kupës FA për herë të parë nën drejtimin e 54-vjeçarit dhe synojnë katërfishin pasi ngritën Kupën e Ligës.

Ai tha për “ITV Sport” përpara ndeshjes së skuadrës në FA Cup kundër Norwich: “Unë me të vërtetë nuk e di (nëse do të qëndroj). Pronarët tanë e kuptuan se gjërat do të kërkonin kohë, ne kishim nevojë për këtë. Ata janë gjithashtu të interesuar për zhvillim dhe është mjaft e dobishme.”

Klopp mbërriti për herë të parë në ‘Anfield’ në 2015, që do të thotë se nëse do të zgjaste qëndrimin në klub përtej kontratës aktuale, do të kishte qenë trajner i Liverpool për 10 vjet.

Pasi ka marrë drejtimin e Mainz dhe Borussia Dortmund për shtatë vjet respektivisht, Klopp tashmë ka tejkaluar qëndrimin më të gjatë me një klub të vetëm në karrierën si trajnerin./Lajmi.net.