Liverpool me vështirësi mposht Norwichin, kualifikohet në çerekfinale
Liverpool me shumë vështirësi ka triumfuar ndaj Norwich Cityt, në kuadër të çerekfinales së FA Cup.

Sport
“Reds” triumfuan me rezultat të ngushtë 2:1, shkruan lajmi.net.
Ishte Minamino pas një asistimi të Origit dhe lehtësisht e dërgoi topin nga afërsia (27′).
Pas 12 minutave, Minamino realizoi një eurogol për të dyfishuar epërsinë (39′).
Edhe në pjesën e dytë, Liverpool dominoi në çdo aspekt, por që ishin mysafirët që shënuan golin e vetëm.
Ishte Rupp që realizoi golin e nderit për skuadrën mysafire. Ylli i Kosovës, Milot Rashica ishte titullar dhe zhvilloi 61 minuta.
Me këtë fitore, Liverpool avancon në fazën tjetër dhe kundërshtarin do e mësojë pas hedhjes së shortit./Lajmi.net/