Chelsea me përmbysje triumfon ndaj Luton, kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

Chelsea ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të FA Cup, duke mposhtur me vështirësi skuadrën nga Championship, Luton.

Sport

02/03/2022 22:12

“Blutë” arritën të bëjnë përmbysje nga 2:1 në 2:3 për të prerë ‘biletën’ për fazën tjetër, shkruan lajmi.net.

Vendasit kaluan në epërsi pas vetëm dy minuta me anë të Burke (2′), ndërsa mysafirët barazuan rezultatin përmes Saul Niguez që u asistua nga Werner (27′).

Nuk vonoi shumë dhe Luton riktheu epërsinë përmes Cornick (40′), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, gjermani arriti të barazoi rezultatin përmes Werner që u asistua nga Loftus-Cheek.

Ndërkohë, fitoren e vulosi qendërsulmuesi Romelu Lukaku pas një asistimi të Werner (78′).

Chelsea me këtë fitore të vështirë kualifikohet në fazën tjetër të FA Cup./Lajmi.net