McGregor i gatshëm të paguajë 3 miliardë euro për blerjen e Chelseas
Boksieri i njohur i UFC-së, Connor McGregor ka shprehur gatishmërinë që të blejë klubin e madh anglez, Chelsea.
Sport
Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, të gjitha shtetet e mëdha kanë vendosur sanksione mbi shtetin rus dhe kjo ka ndikuar edhe në aspektin sportiv, transmeton lajmi.net.
Përpos që Rusia është përjashtuar nga Kupa e Botës dhe të gjitha klubet që janë larguar nga garat ndërkombëtare, as presidentit të Chelseas, Roman Abramovich nuk i është lejuar qëndrimi në Britani.
Kështu është raportuar që Abramovich është duke konsideruar shitjen e Chelseas dhe i gatshëm që ta blejë është McGregor.
“Chelsea është për shitje për 3 miliardë euro. Le ta blejmë”, ishte foto e postuar nga vetë boksieri.
I wish to explore this. @ChelseaFC pic.twitter.com/ABEjjCqhD7
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) March 2, 2022
Ndërkohë, ende s’ka asgjë zyrtare sa i përket shitjes së klubit, me Abramovich që njëherë vetëm është larguar nga administrimi./Lajmi.net/