Barcelona me kontratë pesë vjeçare për Christensen

Mbrojtësi Andreas Christensen është shumë afër largimit nga Chelsea, me Barcelonën që i ka ofruar një kontratë të vlefshme për pesë vite.

Sport

02/03/2022 16:07

Christensen ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e mbrojtjes së Chelseas me trajnerin Tuchel, por pritet të largohet pasi kontrata i skadon këtë verë.

Propozimi i Barcelonës për të arritur një marrëveshja ka ndryshuar në 48 orët e fundit, pasi i kanë ofruar lojtarit kontratë pesëvjeçare, përcjell lajmi.net.

Xavi po përpiqet të nënshkruajë me të pasi e sheh si një lojtar kyç për formacionin e parë.

Mbetet të shihet nëse danezi do pranojë ofertën e blaugranasve apo do t’i qëndrojë besnik Chelseas për vitet e ardhshme./Lajmi.net/