Vazhdon raundi i pestë në Kupën FA – sonte luajnë Chelsea e Liverpool
Sot ekipet që kanë kaluar në raundin e pestë do të zhvillojnë ndeshjet e tyre. Chelsea kundër Luton Town dhe Liverpooli është nikoqir i ekipit të kosovarit Milot Rashica.

Sport
Këto priten të jenë ndeshje të lehta për dy gjigantët e Premier Ligës, të paktën në letër.
Chelsea po kalon në një periudhë të mirë pasi gjenden në vendin e tretë Premier Ligë dhe mund të kalojnë fare lehtë tutje ndaj kundërshtarit të tyre Luton Town.
Fituesi i Kupës Carabao, Liverpool, do përballet me Norwich City, ekipin e Milot Rashicës, shkruan lajmi.net.
Për ekipin e yllit nga Kosova do jetë një ndeshje e vështirë pasi Liverpooli do të luftojnë për të gjithë titujt e sezonit, ashtu edhe për Kupën FA.
Norwich aktualisht gjenden në vendin e e fundit në tabelën e Premier Ligës.
Ndeshja në mes Luton Town ndaj Chelsea luhet sot me fillim nga ora 20:15, ndërsa Liverpool pret Norwich Cityn në orën 21:15./Lajmi.net/