Mikel Arteta: Lacazette luan si dikush që dëshiron të qëndrojë

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta, këmbëngul se kapiteni Alexandre Lacazette dëshiron të qëndrojë tek Arsenal.

Sport

25/02/2022 18:39

Francezi udhëhoqi Topçinjtë drejt një fitore dramatike 2:1 ndaj Wolves.

Trajneri Arteta, e sheh se Lacazette është shumë i angazhuar pasi ai luan si dikush që dëshiron të qëndrojë.

“Kur shoh sulmuesin tonë në minutën e 85-të, duke ndjekur një mbrojtës të krahut, duke fituar topin para, duke luajtur mirë. Ai e bën pasi dëshiron të qëndrojë”, tha trajneri pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Lacazette i skadon kontrata në verë dhe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij./Lajmi.net/