Rangers bën ‘mrekullinë’, eliminon Dortmundin në Ligën e Evropës
Rangers kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale duke eliminuar Borussia Dortmundin nga raundi i 16-të i Ligës së Evropës.

Sport
Pasi triumfuan në ndeshjen e parë si mysafir me rezultat 2:4, gjiganti skocez nxori një barazim në shtëpi (2:2), për t’u kualifikuar tutje, shkruan lajmi.net
Tavernier i dha epërsinë vendasve pas 22 minutave duke shënuar nga pika e bardhë.
Mesfushori i talentuar, Jule Bellingham shënoi një gol të bukur nga afërsia për të rikthyer shpresat e mysafirëve (31′).
11 minuta më vonë, Malen pranoi një top të bukur nga Bellingham dhe vendosi Dortmundin për herë të parë në ndeshje në epërsi (42′).
Rangers u sigurua gjatë pjesës së dytë që të mos pësojnë ndonjë befasi, duke shënuar sërish përmes Tavernier (57′).
Katër minuta më vonë, edhe Kent shënoi për vendasit, por që u anulua nga VAR-i për një faull në sulm.
Kësisoj, Rangers tani kualifikohen në çerekfinale./Lajmi.net/