Kurti pas veprimeve të Putinit: I bëjmë thirrje NATO-s dhe BE-së për vigjilencë dhe maturi në Ballkan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar vigjilencë dhe maturi nga Aleanca Veriatlantike (NATO) dhe Bashkimi Evropian (BE), në vazhdën e sulmeve të Rusisë në Ukrainë.

Lajme
Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, kryeminisatri Kurti ka thënë se i mbështesin plotësisht dënimin e agresionit të Rusisë nga aleancat ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
“Pushtimi rus i Ukrainës është thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht #NATO dhe #BE në dënimin e agresionit të Rusisë dhe u bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin WB6 [Ballkanin Perëndimor]”, thuhet në postimin e tij.
“Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, thotë më tej Kurti.
SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, pas sulmeve ndaj Ukrainës. /Lajmi.net/
The Russian invasion of Ukraine is a wake up call that the path of autocracy is war and destruction. We fully support #NATO & #EU in condemning Russia’s aggression and call for vigilance and soberness in the WB6 region.
Our eyes, ears, thoughts and prayers are with people of ??.— Albin Kurti (@albinkurti) February 24, 2022