Superliga e Kosovës vazhdon sot – tri ndeshje me fillim nga ora 13:00

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me ndeshjet e radhës.

Sport

23/02/2022 10:33

Në kuadër të xhiros së 21-të sot luhen tri ndeshjet e para, të gjitha me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.

Ballkani si lider i tabelës luan në shtëpi kundër Ulpianës, në kërkim të tri pikëve që i ruajnë kreun e tabelës.

Llapi në anën tjetër ka një punë të lehtë, kur përballë do të ketë Feronikelin që tashmë po luan me kategorinë e juniorëve, si pasojë e krizës ekonomike.

Drita luan në udhëtim kundër Malishevës, kundërshtar aspak i lehtë. ‘Intelektualët’ kërkojnë fitoren që të mbesin në hap me krerët e tabelës. /Lajmi.net/