Thomas Muller pozitiv me COVID-19

Thomas Muller është lojtari i radhës që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

21/02/2022 17:35

Lojtari i Bayern Munich do të mungojë për një periudhë të caktuar, deri kur të rezultojë negativ në testimet për COVID-19, përcjell lajmi.net.

Muller është lojtari i radhës te Bayern që infektohet me koronavirus, pas emrave si Joshua Kimmich dhe Alphonso Davis.

Muller ka shkuar tashmë në vet-izolim dhe do të mungojë deri kur rezulton negativ.

Julian Nagelsmann do të duhet të bëjë kalkulimet e tij pa Muller./Lajmi.net/