Arsenal nis bisedimet për transferimin e Ruiz

Arsenal ka nisur bisedimet për të transferuar mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Sport

21/02/2022 09:04

Trajneri Mikel Arteta dëshironte përforcimin në mesfushë gjatë afatit dimëror, por një gjë e tillë nuk ndodhi, transmeton lajmi.net.

Ruiz vazhdon të jetë ndër lojtarët më të mirë te Napoli, por vazhdohet të spekulohet rreth të ardhmes, sidomos pasi ka edhe një vit të mbetur në kontratë.

Sipas “The Mirror”, Arsenal ka pasur bisedime me përfaqësuesit e Ruiz, ku kanë diskutuar një kalim të mundshëm në “Emirates” në fundin e sezonit.

Raporti shton se Arteta është tifoz i madh i Ruiz dhe beson që mesfushori është i duhuri për të përmirësuar skuadrën.

Napoli gjithashtu është i hapur për shitjen e 25-vjeçarit, por assesi nën vlerën 16 milionë funte.

Përpos Ruiz, Arsenal ka shprehur interesim edhe për nënshkrimin me yllin e Leicester Cityt, Youri Tielemans./Lajmi.net/