Guardiola jep ‘dritën e gjelbër’ – Man City synon rinovimin me Sterling
Manchester City do nis shumë shpejtë negociatat për rinovimin e kontratës së sulmuesit Raheem Sterling.
Sport
Anglezi ishte i lidhur me largimi në afatin kalimtar të janarit dhe kalimin te Barcelona, por që marrëveshja dështoi ngase nisi të luante titullar në formacionin e Pep Guardiolas, transmeton lajmi.net.
Meqenëse Sterling është duke luajtur vazhdimisht në muajt e fundit, trajneri Pep Guardiola dëshiron ta mbajë në “Etihad” dhe ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ që të nisin negociatat.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Guardiola nuk do jetë i përfshirë direkt, por që Man City do negociojë për t’ia rinovuar kontratën.
Pep Guardiola gives the green light to a possible contract extension for Sterling. Negotiations up to club/agents as always, Pep not involved – but he’d love to keep Raheem at Man City. ? #MCFC
Talks will continue – City want final decision soon as current deal expires in 2023. pic.twitter.com/nMFJCNMHNr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 20, 2022
Kontrata momentale e Sterling skadon në verën e vitit 2023./Lajmi.net/