Shokuese: Momenti kur një bandit godet nënën e Phil Foden të Manchester City – lojtari përfshihet në sherr

Phil Foden i Manchester City nuk ka kaluar mbrëmjen më të mirë të mundshme mbrëmë.

Sport

20/02/2022 14:15

Pasi skuadra e tij u mposht nga Tottenham Hotspur, Phil Foden nuk kaloi mirë as në meçin mes Amir Khan dhe Kell Brook.

Në prapaskenat e arenës, Phil Foden ishte me nënën e tij kur u konfrontuan nga një bandit, përcjell lajmi.net.

Personi i panjohur goditi nënën e Foden, duke bërë që të zhvillohet një sherr mes të pranishmëve.

Mediat britanike kanë raportuar për rastin në fjalë. Gjithçka nisi nga një konfrontim verbal.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet për të cilat bëhet fjalë. /Lajmi.net/