Presidenti i La Liga-s, Tebas: Real Madrid do blejë Mbappe dhe Haaland, Barcelona s’ka financa
Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka folur për dy yjet Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Sport
Francezi vazhdon të jetë i lidhur me kalimin te Real Madrid si agjent i lirë, derisa norvegjezi preferon kalimin në Spanjë, me “Los Blancos” dhe Barcelonën në garë, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Tebas nuk mendon që Barcelona do arrijë të nënshkruajë me Haaland shkaku i financave, derisa thotë se të dy yjet do i transferojë Real Madridi.
“Real Madrid do marr Mbappe dhe Haaland, ngase të tjerët (Barcelona dhe Juventus) janë financiarisht shumë keq”, deklario ai.
Ndërkohë, të dy yjet kanë bërë me dije që ende nuk kanë vendosur përfundimisht për të ardhmen
Për Mbappe, PSG është duke bërë çmos që ta bind për një kontratë të re dhe thuhet se i kanë ofruar 1 milion euro në javë, derisa sa i përket Haaland, kërkohet edhe nga Premierliga, me klubet si Man City, Chelsea, Man United dhe Liverpool në garë./Lajmi.net/