Courtois: Asgjë nuk ka përfunduar, na duhet të fitojmë në Bernabeu

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois është deklaruar pas humbjes nga PSG.

Sport

15/02/2022 23:11

Belgu ishte i jashtëzakonshëm ndaj “Parisienëve” ku edhe ndali penalltinë e Lionel Messit, por që Kylian Mbappe shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë fitoren skuadrës franceze, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, pas ndeshjes, Courtois tha se asgjë nuk ka mbaruar dhe që duhet të fitojnë në “Santiago Bernabeu”.

“Çdo gjë është ende e hapur. Ne duhet të fitojmë në Bernabeu. U mbrojtëm mirë, por bëmë pasime naive, ne nuk luajtëm mirë”.

“Arbitri ishte shumë i ashpër me kartonët e verdhë. Goli i Mbappe nuk ndryshon asgjë, ne duhet të fitojmë në Bernabeu”.

Ndërkohë, përballja e dytë mes Realit dhe PSG-së zhvillohet me 8 mars 2022./Lajmi.net/