Matthaus: Newcastle i ofroi më shumë para Sules, por zgjodhi Dortmundin

Ish futbollisti gjerman, Lothar Matthaus, ka zbuluar se Newcastle United ishte e interesuar për nënshkrimin me Niklas Sule.

Sport

14/02/2022 22:22

Sule ka nënshkruar për Borussia Dortmundin, por që do vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munichut, deri në fundin e sezonit, transmeton lajmi.net.

Matthaus ka konfirmuar që Sule u kërkua nga Newcastle United që ofruan edhe më shumë para, derisa shkaku i largimit të lojtarit nga “Allianz Arena” ishte mos mbështetja nga klubi.

“Niklas Sule ka pasur oferta nga Anglia – një prej tyre nga Newcastle, aty ku do fitonte më shumë, mirëpo donte Borussia Dortmundin”.

“Nuk u ndje i mbështetur nga FC Bayern. Ai u la jashtë në mënyrë të ftohtë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Sule vazhdon të jetë në stol të “Bavarezzët” me Julian Nagelsmann që preferon lojtarë të tjerë./Lajmi.net/