Real Madrid publikon listën ndaj PSG-së, rikthehen Benzema dhe Mendy

Real Madrid ka bërë publike listën për ndeshjen e radhës ndaj PSG-së, për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Sport

13/02/2022 16:10

“Los Blancos” janë mysafir i “Parisienëve” në martën e ardhshme, derisa në listën e klubit spanjoll vërehet edhe emri i sulmuesit Karim Benzema, shkruan lajmi.net.

Francezi ka munguar në ndeshjet e fundit, derisa mbetet të shihet nëse do jetë gati që të jetë titullar ndaj klubit të madh francez.

Lista e plotë e të ftuarve:

Portierë: Courtois, Lunin, Duidias

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vazquez, Ceballos, Isco, Camavinga

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Bale, Vinicius, Rodrygo, Mariano

Ndërkohë, përballja zhvillohet me 15 shkurt 2022./Lajmi.net/