Finalja e Kupës së Botës për Klube: Nuk ka fitues mes Chelsea e Palmeirsa – ndeshja në vazhdime

Është mbyllur pa fitues ndeshja finale e Kupës së Botës për Klube mes Chelsea dhe Palmeiras.

Sport

12/02/2022 19:25

90 minutat e para kanë treguar rezultat të barabartë 1:1, me të dy golat e shënuara në pjesën e dytë, shkruan lajmi.net.

Romelu Lukaku zhbllokoi sfidën në minutën e 55’, pas asistimit të Hudson Odoi.

Veiga barazoi shifrat për Palmeiras, në minutën e 64’.

Gjithçka sa i përket skuadrës më të mirë në botë për këtë vit do të vendoset në vazhdime. /Lajmi.net/