Marco Asensio – Real Madrid po e konsideron ofrimin e mundësisë për rinovim kontrate

Skuadra e Real Madrid është duke shqyrtuar opsionin për t’i ofruar një kontratë të re lojtarit ofensiv, Marco Asensio.

Sport

11/02/2022 12:25

Asensio nuk e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe besohej se ‘Los Blancos’ nuk do të kenë ofertë rinovimi për të.

Megjithatë, raportimet e fundit nga ‘Marca’ paraqesin një situatë pak më ndryshe, përcjell lajmi.net.

Pas progres të shënuar në ndeshjet e fundit të këtij sezoni, lojtari ka filluar të rifitojë besimin e skuadrës.

Tani, klubi po konsideron mundësinë për t’i ofruar një kontratë të re lojtarit spanjoll.

Asensio dikur shihej si lojtari me të ardhmen më të ndritur në klub, por disa lëndime të shpeshta ia ndalën ritmin që kishte. /Lajmi.net/