U hodh shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës, dy super derbi

Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Sport

10/02/2022 15:56

Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi do të përballet me Gjilanin, derisa një tjetër duel i fortë do të jetë ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.

Në dy ndeshjet tjera, do të takohen Drita – Ulpiana dhe Ramiz Sadiku – KEK-u.

Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen më 16 mars./Lajmi.net/