Sule flet për transferimin te Dortmund: Kisha marrë vendimin javë më parë, isha impresionuar nga qasja e tyre

Niklas Sule ka dhënë komentet e tij lidhur me kontratën e nënshkruar me Borussia Dortmund.

Sport

08/02/2022 14:18

Anëtari i Bayern Munich dhe kombëtares së Gjermanisë, Sule ka nënshkruar kontratë me Dortmund, për t’iu bashkuar skuadrës në sezonin 2022/23.

Për këtë lëvizje, Sule ka thënë për ‘Bild’ se u bind pas qasjes së jashtëzakonshme të skuadrës nga ‘Signal Iduna Park’.

“Unë veçse kisha vendosur disa javë më herët se do të luaja me Borussia Dortmund në të ardhmen. Kisha ndjesinë se isha i dëshiruar si person dhe si futbollist”, ka thënë Sulse, transmeton lajmi.net.

“Isha i impresionuar nga mënyra se si ata tentuan për mua, kështu që e dija menjëherë se ku do të luaja”, shtoi gjermani.

Sule është në fundin e kontratës së tij me Bayern dhe duket se nuk ndihet rehat nën urdhrat e Julian Naglesmann, për të vazhduar kontratën e tij./ Lajmi.net/