Asensio bën heroin, Real Madrid me vështirësi triumfon ndaj Granadas

Real Madrid ka shënuar fitore në shtëpi me vështirësi ndaj Granadas.

Sport

06/02/2022 22:51

“Los Blancos” arritën të fitojnë me rezultat minimal 1 – 0, pavarësisht që dominuan në tërë ndeshjen, shkruan lajmi.net.

Reali ishte më kërkues qysh nga minuta e parë, mirëpo nuk ia dolën t’i finalizojnë aksionet e shumta.

Ishte sulmuesi Marco Asensio që realizoi një supergol nga distanca për t’i dhënë epërsinë, njëkohësisht fitoren gjigantit madrilen.

Granada gjithashtu provoi me disa kundëraksione, derisa plotë 80 minuta i zhvilloi edhe ylli shqiptar, Mryto Uzuni.

Me këtë fitore, Reali ‘blindon’ kreun me 53 pikë, gjashtë më shumë se pozita e dytë që është Sevilla, derisa Granada renditët në pozitën e 16-të me 24 sosh./Lajmi.net/