Nga emocionet e harron Fifin, Beatrix: Kam harruar ta kujtoj njeriun që më ka mbështetur me zemër

Beatrixa dhe Fifi, janë dy ish banoret e BBV-së që i kanë dhuruar njëra tjetrës mbështetje brenda shtëpisë.

ShowBiz

06/02/2022 21:21

Këto raporte të mira kanë vazhduar edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, shkruan lajmi.net.

E ftuar sot në Fan Club ishte Beatrixa e cila ka rrëfyer rrugëtimin e saj në BBV.

Por këngëtarja nga emocionet ka harruar ta përmend Fifin gjatë transmetimit live.

Këtë gjë e ka bërë përmes Instagramit ku edhe ka shkruar një dedikim për të.

‘Nga emocionet kam harruar ta kujtoj Fifin, njeriun që më ka mbështetur me zemër nga jashtë dhe brenda shtëpisë së BBV. I vetmi person që akoma shqetësohet për mirëqenien time dhe të familjes time. Të dua’, shkruhet në dedikim.

Fifi e ka rishpërndarë këtë postim edhe në profilin e saj duke e shoqëruar me mbishkrimin: Të dua./Lajmi.net/