Liverpool kualifikohet tutje në Kupën FA, debuton Luis Diaz, Harvey Elliott rikthehet me gol
Skuadra e Liverpool është kualifikuar tutje në Kupën FA.

Sport
Liverpool do të luajë në raundin e pestë të garave në Kupën FA, pasi kanë mposhtur 3:1 skuadrën e Cardiff City, shkruan lajmi.net.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në pjesën e dytë. Ishte Diogo Jota ai që në minutën e 53’ zhbllokoi sfidën.
Minamino dyfishoi epërsinë e’ Reds’ në minutën e 68’, pas një asistimi të Luis Diaz, i cili vinte në fushë vetëm dhjetë minuta më herët.
Të mirat për Liverpool nuk mbaruan këtu këtë pasdite. Në minutën e 76’, Harvey Elliott shënoi për 3:0, në rikthimin i tij nga dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë fushave.
Goli i fundit që vulosi rezultatin final ishte ai i Colwill në minutën e 80’.
Liverpool kësisoj vazhdon tutje në raundin e pestë, ku janë edhe skuadra si Chelsea e Manchester City. /Lajmi.net/