Berenguer ‘shokon’ Real Madridin, Bilbao në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Athletic Bilbao ka bërë befasinë, duke arritur të eliminojë Real Madridin nga Kupa e Mbretit.

Sport

03/02/2022 23:28

Vendasit triumfuan me rezultat 1 – 0, gol që shënuan në fundin e takimit, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, me mysafirët që dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes.

“Los Blancos” rrezikuan gjatë tërë kohës, por nuk i konkretizuan rastet.

Ishte fundi i takimit dhe kur mendohej që ndeshja do shkonte në vazhdime, Alex Berenguer pranoi një top të shkëlqyer nga Dani Garcia dhe në mënyrë fenomenale e konkretizoi në rrjetë (89′).

Kësisoj, Bilbao i ‘hakmerret’ për finalen e Superkupës së Spanjës dhe prek gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit./Lajmi.net.