Mikpritje jo e mirë – tifozët e Athletic Bilbaos e gjuajnë me shishe autobusin e Real Madridit

Nuk ka mbetur shumë që nga fillimi i ndeshjes Athletic Bilbao - Real Madrid, në kuadër të çerekfinales së Kupës të Mbretit.

Sport

03/02/2022 20:20

Dy skuadrat spanjolle do provojnë vetëm që të fitojnë, në mënyrë që të kualifikohen në fazën tjetër, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, mirëpritja e lojtarëve të Real Madridit nuk ka qenë e mirë nga tifozët vendas.

Tifozët vendas janë mbledhur duke e gjuajtur autobusin e Real Madridit me shishe.

Ndërkohë, kjo ‘urrejtje’ mund të jetë edhe shkaku i finales të Superkupës së Spanjës, ku “Los Blancos” disa javë më parë mposhten Bilbaon dhe fituan trofeun e parë për këtë vit.

Takimi nis në ora 21:30./Lajmi.net