Zyrtare: Edhe Dejan Kulusevski nga Juve te Tottenham
Është zyrtarizuar edhe marrëveshja e dytë mes Juventus dhe Tottenham.
Sport
Tottenham Hotspur kanë mbyllur me sukses edhe marrëveshjen për Dejan Kulusevski, përcjell lajmi.net.
Pas një sezoni e gjysmë, Dejan Kulusevski ka ndërprerë kontratën me Juventus.
Suedezi do të kalojë në Premier League, ku do të vazhdojë me skuadrën e Tottenham.
Tottenham arriti marrëveshje edhe me një tjetër lojtar të Juve; Rodrigo Bentancur. /Lajmi.net/